12.8 C
Skopje
Wednesday, October 8, 2025

VLEN: Vrapçishti i Memet Seferit me Një Zë drejt fitores së madhe

Në atmosferë plot emocione dhe pjesëmarrje të madhe në Vrapçisht, u mbajt tubimi i radhës i koalicionit VLEN, ku u dërgua mesazhi i qartë: Mjaft padrejtësisë, mjaft korrupsionit, mjaft heshtjes.

Plot tetë vite Vrapçishti ka parë çfarë ndodh kur një komunë i dorëzohet një njeriu dhe një rrethi të ngushtë që pushtetin e trajton si pronë private. Tetë vite pa ujë të pijshëm, pa kanalizim, pa projekte të përfunduara, pa transparencë. Tetë vite ku banorët u lanë në harresë, ndërsa militantët u shpërblyen.

Por koha e pritjes ka mbaruar. Vrapçishti sot kërkon përgjegjësi, jo arsyetime.
Me Memet Seferin për kryetar komune dhe Erxhan Ajetin bartës liste, po ngrihet një ekip që flet me vepra, jo me fjalë. Që nuk e sheh komunën si plaçkë politike, por si shtëpi të përbashkët të çdo banori. Është koha që Vrapçishti të udhëhiqet nga njerëz që i njohin hallet e banorëve dhe që dinë t’u japin zgjidhje.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit