Shqipëria prej sot edhe në praktikë u bë pjesë e Zonës Unike për Pagesa në Euro (SEPA) me çka qytetarët dhe kompanitë do të mund të bëjnë pagesa në euro në mënyrë të njëjtë si në vendet e BE-së.
Ceremonia e prezantimit të transaksionit të parë në SEPA në Shqipëri u mbajt në hapësirat e Bankës Qendrore të Shqipërisë, ku guvernatori Genci Sejko tha se “ky moment historik është rezultat i procesit të strukturuar”.
“Sot është një ditë e veçantë për ne, pasi jemi dëshmitarë të një momenti historik për tregun financiar shqiptar, fillimin e transaksionit të parë në euro përmes Zonës Unike të Pagesave në Euro të quajtur SEPA. Ky nuk është vetëm një zhvillim teknik në sistemet e pagesave, por edhe një gur themeli në rrugën e Shqipërisë drejt integrimit në infrastrukturën financiare evropiane”, shtoi Sejko.
Ai tha se për momentin 11 banka që punojnë në Republikën e Shqipërisë janë të gatshme të ofrojnë shërbime në SEPA për qytetarët dhe bizneset në Shqipëri.
Sejko theksoi se transferimi i parave nga Shqipëria në vendet anëtare të SEPA do të kushtojë deri pesë herë më pak se më parë dhe do të ketë transaksione më të shpejta.
Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, theksoi se kjo është arritje për qytetarët shqiptarë.
“Kjo arritje është rezultat i një procesi të gjatë dhe sfidues, i cili kërkoi përpjekje dhe angazhim të përbashkët, si nga sektori bankar ashtu edhe nga autoritetet shqiptare, për të përmbushur standardet dhe kërkesat e Këshillit Evropian të Pagesave”, tha Gonzato.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjithashtu reagoi për këtë çështje, i cili në rrjetet sociale shkroi se prej sot qytetarët dhe biznesmenët shqiptarë mund të kryejnë transferime në euro me vendet e BE-së me provizione shumë më të ulëta dhe me rregulla të njëjta si në BE.
Shqipëria tani është anëtare e plotfuqishme e SEPA dhe shqiptarët do të paguajnë provizione të njëjta për transferime në vend. Sipas vlerësimit të Bankës së Shqipërisë, vetëm në vitin e parë pritet kursim prej rreth 20 milionë euro në vit për qytetarët dhe bizneset shqiptare, shkroi Rama.
Shqipëria aplikoi për përfshirje në SEPA në qershor të vitit 2024, ndërsa anëtare bë në nëntor të vitit