Deputetja e VLEN-it, Feride Haxhiu, sonte ishte e pranishme në Konakun e Familjes Jonuzi në fshatin Gllumov, ku zhvilloi një takim frymëzues me kandidatet për këshilltare.
Në një ambient me vlera historike dhe mikpritje tradicionale, u zhvillua një bisedë e hapur dhe plot energji pozitive rreth rolit të gruas në jetën publike dhe proceset vendimmarrëse.
“Ky takim ishte reflektim, frymëzim dhe bashkim i ideve për një të ardhme më të mirë, ku zëri i gruas dëgjohet dhe respektohet,” – u shpreh Haxhiu.
Ajo shprehu mirënjohje të veçantë për Familjen Jonuzi për mikpritjen dhe atmosferën e ngrohtë që e bëri mbrëmjen të paharrueshme.
https://www.facebook.com/share/1BPbdUGKB2/