11.8 C
Skopje
Tuesday, October 7, 2025

Valbona Adili Emini: “Agora e Lashtë, frymëzim për demokracinë moderne”

Deputetja e Koalicionit VLEN, Valbona Adili Emini, ka ndarë një reflektim kulturor dhe historik mbi Agorën e Lashtë të Athinës, duke e lidhur atë me rrënjët e demokracisë dhe lirinë e mendimit.

Në shkrimin e saj, ajo kujton se Agora ndodhej nën shpatin verior të Akropolit, dhe ishte vendi ku qytetarët athinas mblidheshin për të diskutuar punët e shtetit, për të dëgjuar filozofë të njohur dhe për të marrë pjesë në jetën publike të qytetit.

“Agora e Lashtë ishte vendi ku secili shprehte mendimin e vet të lirë dhe të drejtë, sepse në fund të fundit kjo është edhe kuptimi i demokracisë,” – shkruan Adili Emini.

Deputetja thekson se kuptimi i fjalës “agora” është “vend mbledhjeje” – një simbol i bashkëjetesës, dialogut dhe pjesëmarrjes qytetare.
Sipas saj, ky koncept antik mbetet frymëzim për shoqëritë moderne, ku demokracia nuk duhet të mbetet vetëm një fjalë, por një praktikë e përditshme e respektit dhe mendimit të lirë.

 

https://www.facebook.com/share/p/1GrapHyyoT/

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit