11.8 C
Skopje
Tuesday, October 7, 2025

Atentati me armë ndaj kandidatit të saj, BDI pezullon aktivitetet politike

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar pas sulmit të armatosur ndaj kandidatit të saj dhe bartësit të listës në komunën e Likovës, dr. Shahinit, i cili u qëllua nga persona të maskuar para ndërtesës së Komunës së Kumanovës dhe mbeti i plagosur.

Sipas njoftimit të BDI-së, fatmirësisht jeta e tij është jashtë rrezikut dhe ai po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor.

“Ne dënojmë ashpër këtë akt barbar dhune dhe kërkojmë nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Prokuroria Publike të reagojnë menjëherë, me transparencë të plotë dhe me vendosmëri, për të identifikuar, arrestuar dhe sjellë para drejtësisë autorët e këtij atentati,” thuhet në reagimin e BDI-së.

Partia u ka bërë thirrje mbështetësve dhe qytetarëve që të ruajnë qetësinë dhe të mos bien pre e provokimeve.

Në shenjë solidariteti me të plagosurin dhe për të theksuar seriozitetin e ngjarjes, BDI ka vendosur të pezullojë aktivitetet e ditës së sotme, derisa institucionet të ndërmarrin hapa konkretë për garantimin e sigurisë publike dhe rendit.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit