12.8 C
Skopje
Tuesday, October 7, 2025

Sedat Bislimi premton zgjidhje përfundimtare të problemit të ujit dhe investime në infrastrukturë në Studeniçan

Koalicioni VLEN mbajti tubim në komunën e Studeniçanit. Kandidati i këtij koalicioni Sedat Bislimi, tha se programi i tij është i qartë dhe i realizueshëm dhe i njëjti ka për qëllim sigurimin e ujit të pijshëm, duke nënvizuar se në fund të mandatit të tij, kjo temë do të mbyllet përfundimisht dhe nuk do të diskutohet më.

 

Më tej numëroi projektet si asfaltimin e të gjitha rrugëve, kanalizimin, ndriçimin rrugorë dhe investimin nëpër shkolla.

“Për ne uji i pijshëm është prioritet absolut, do të ndërtojmë një sistem të ri furnizimi me rezervuar modern dhe lidhje të reja për çdo lagje. Ky është projekt i jetës për çdo familje  të komunës së Studeniçanit. Në fund të mandatit tonë kjo temë nuk do të diskutohet më. Angazhimi ynë do të jetë që asnjë fshat të mos jetë pa rrugë të asfaltuara dhe asnjë lagje të mos mbetet pa kanalizim. Projektet e lëna përgjysmë do t’i përfundojmë dhe projektet e reja infrastrukturore do t’i realizojmë. Çdo rrugë e errët do të ndriçohet sepse nuk ka kuptim në këtë shekull të mungoj ndriçimi publik. Do të investojmë në shkolla”, tha Sedat Bislimi, kandidat për komunën e Studeniçanit./ Alsat.mk

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit