12.8 C
Skopje
Monday, October 6, 2025

Bilall Kasami: BFI-ja të mos lejojë antarët e saj të jenë pjesë e kampanjave zgjedhore

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka reaguar lidhur me përfshirjen e disa institucioneve fetare në fushatat zgjedhore, duke bërë thirrje që ato të qëndrojnë jashtë aktiviteteve politike dhe të përmbushin detyrimet e tyre ndaj besimtarëve.

Në pyetjen e ora24.tv se “Si e komentoni përfshirjen e Muftinisë së Strugës dhe anëtarëve të saj në fushatën zgjedhore në mbështetje të kandidatit të AKI-së?”, Kasami u përgjigj:

“Institucionet fetare duhet të kryejnë obligimet e tyre ndaj besimtarëve dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të kyçen në kampanja politike. Ata duhet të bashkojnë besimtarët e të gjitha grupeve dhe grupimeve politike. Urojmë që Bashkësia Fetare Islame të marrë masat adekuate dhe të mos lejojë që anëtarë të saj apo institucione brenda bashkësisë fetare të jenë pjesë e fushatave zgjedhore, sepse me këtë dëmtojnë më shumë institucionin sesa ndihmojnë ndonjë subjekt apo koalicion politik.”/ora24.tv

https://www.facebook.com/share/r/1Aub7hsMxm/

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit