11.8 C
Skopje
Monday, October 6, 2025

Izet Mexhiti: BFI ta ruaj autonominë! Larg politikës!

Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, ka theksuar rëndësinë e respektimit të autonomisë së Bashkësisë Fetare Islame (BFI) dhe nevojën që ajo të qëndrojë e pavarur nga ndikimet politike.

Në pyetjen e ora24.tv se “Si e komentoni përfshirjen e Muftinisë së Strugës dhe anëtarëve të saj në fushatën zgjedhore në mbështetje të kandidatit të AKI-së?”, Mexhiti u përgjigj:

Bashkësinë Islame e respektojmë dhe e çmojmë si institucion që duhet të jetë i pavarur. Ia kemi respektuar autonominë dhe jemi munduar që gjatë kësaj periudhe ta ruajmë atë pa asnjë ndërhyrje, veçanërisht nga politikat ditore.”

 

Ai shtoi se përkrahja ndaj këtij institucioni është dëshmuar përmes sjelljes së ligjit për Medresenë Isa Beu, si dhe përmes mbështetjes në nevojat që ka pasur BFI-ja.

Mexhiti theksoi gjithashtu se nuk dëshiron të komentojë individë apo muftini të caktuar, por bëri apel që Bashkësia Islame të ruajë autonominë dhe të qëndrojë larg politikave, sidomos gjatë fushatave zgjedhore.

Apeloj që Bashkësia Islame ta ruajë autonominë e vet, të jetë mbi politikën ditore dhe larg ndikimeve politike,” u shpreh Mexhiti./ora24.tv

https://www.facebook.com/share/r/1FFZbBTj6h/

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit