12.8 C
Skopje
Monday, October 6, 2025

Tentim vrasje në Shkup: Plumba dhe dhunë ndaj një familjeje

SPB Shkup ka ngritur kallëzim penal ndaj K.Ç. (51) nga Shkupi për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “tentim vrasje”, si dhe ndaj M.Ç. (58), Sh.Ç. (22), O.Ç. (23) dhe B.M. (35), të gjithë nga Shkupi, për dyshimin e kryerjes së veprës penale “dhunë”.

Ngjarja ka ndodhur më 06 gusht 2025, kur të kallëzuarit kanë hyrë në oborrin e D.E. (58), ku ishin të pranishëm edhe djemtë e tij, O.E. (26) dhe M.E. (18). Gjatë sulmit, K.Ç. ka qëlluar me armë zjarri disa herë në drejtim të O.E., duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, ndërsa pjesa tjetër e grupit ka ushtruar dhunë ndaj familjarëve të tjerë.

SPB Shkup njofton se hetimet janë në vazhdim, ndërsa të akuzuarit janë ndaluar dhe po përballen me procedurat e mëtejshme ligjore.TS

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit