12.8 C
Skopje
Monday, October 6, 2025

Aliu: Prezantim i 12 ligjeve – reformë gjithëpërfshirëse për përmirësimin e rregullativës ligjore në shëndetësi

Në organizim të Ministrisë së Shëndetësisë, sot në Klubin e Deputetëve u mbajt një prezantim publik i 12 ligjeve nga fusha e shëndetësisë, ku së bashku me komunitetin profesional u shqyrtuan propozime, mendime dhe rekomandime me qëllim përmirësimin e sistemit shëndetësor.
“Këtë proces e kemi filluar brenda Ministrisë me grupe pune për ndryshimin dhe plotësimin e 12 zgjidhjeve ligjore që kanë të bëjnë drejtpërdrejt me sistemin shëndetësor. Vetëm përmes transparencës dhe diskutimit të hapur mund të arrijmë zgjidhjet më të mira. Qëllimi është krijimi i një kornize më të mirë ligjore që do të garantojë shërbime më cilësore, qasje të drejtë dhe siguri më të madhe për pacientët.”,- theksoi ministri Aliu gjatë prezantimit.
Bëhet fjalë për një rishqyrtim sistematik të 12 ligjeve në fusha të ndryshme – nga evidencat dhe sigurimet, te barnat, biomedicina dhe shëndeti publik – me synim ndërlidhjen e tyre dhe funksionimin si një tërësi.
“Me këto ligje synojmë një sistem shëndetësor që është stabil, i ndërlidhur dhe i parashikueshëm. Një sistem ku çdo e dhënë, çdo procedurë dhe çdo vendim do të ketë vendin, logjikën dhe përgjegjësinë e vet. I ftoj të gjithë aktorët të përfshihen në mënyrë aktive në këto proces, që së bashku ta përmirësojmë legjislacionin dhe për rrjedhojë edhe gjendjen në sistemin shëndetësor.”,- theksoi ministri Aliu.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit