Sonte në Tearcë erdhëm për ta përcjellë mesazhin numër 7 të 19 tetorit. Kështu ka deklaruar kreu i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi në Tearcë.
“Daut Memishi, si kandidat për kryetar dhe lista e këshilltarëve të VLEN-it, e kryesuar nga Lavdim Farizi, do ta sjellin ndryshimin e madh.
Me 19 tetor në Komunën e Tearcës do të ndërpritet praktika e keqmenaxhimit nga autoritetet lokale. Punëtorët arsimorë, shëndetësorë, socialë e çdo punëtor që varet nga pushteti lokal do ta shijojë suksesin e qeverisjes lokale VLEN, sepse VLEN-i nuk kërcënon, nuk zhvat e nuk hakmerret.
Një zë për Tearcën.
Rretho numrin 7!”, ka shkruar Ibrahimi.