18.8 C
Skopje
Sunday, October 5, 2025

Rita Sinani Halimi sjell profesionalizëm dhe shpresë – Daut Beqiri: “Fitorja po vjen”

Daut Beqiri ka marrë pjesë mbrëmë në hapjen solemne të Klinikës Specialistike për Fizioterapi dhe Rehabilitim në Haraçinë, të themeluar nga Rita Sinani Halimi — një profesioniste e përkushtuar dhe një grua me vlera të larta njerëzore e profesionale.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Beqiri vlerësoi kontributin e Rites, e cila është edhe bartëse e listës së tyre për Këshillin Komunal, duke theksuar se me njerëz të tillë Haraçina po dëshmon se ka potencial, dije dhe vizion për të ndërtuar me punë.

>“Në emrin tim dhe të gjithë ekipit tonë, i urova suksese të shumta në fushën e shëndetësisë, por edhe në rrugëtimin tonë të përbashkët politik, që synon një Haraçinë moderne, me shërbime cilësore dhe institucione që i shërbejnë qytetarit,” – theksoi Beqiri.

 

Ai përfundoi me mesazhin optimist se bashkë po ndërtojnë një Haraçinë të re, të dinjitetshme, me zhvillim, mirëqenie dhe shpresë për çdo familje.
“Fitorja po vjen!” – u shpreh ai me bindje.

 

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit