16.8 C
Skopje
Sunday, October 5, 2025

Fisnik Mela dhe Orhan Murtezani takohen me shoqatat dhe klubet sportive të Dibrës

Fisnik Mela, së bashku me ministrin për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, zhvilluan një takim me përfaqësuesit e organizatave joqeveritare dhe klubeve sportive në Dibër. Takimi u fokusua në potencialin e jashtëzakonshëm të qytetit, energjinë rinore dhe angazhimin e qytetarëve për zhvillim.

Mela nënvizoi se zërat e këtyre komuniteteve do të jenë pjesë e planeve konkrete të ardhshme dhe premtoi krijimin e kushteve më të mira për shoqatat, sportin dhe rininë, duke garantuar transparencë dhe projekte sipas standardeve evropiane. Slogani i takimit ishte: “Një zë, për sportin dhe rininë! Një zë, për Dibrën!”, duke theksuar përfshirjen e të gjithëve në zhvillimin e qytetit.

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit