13.8 C
Skopje
Saturday, October 4, 2025

Elektrodistribucioni investon miliona euro për modernizimin e rrjetit energjetik në Maqedoni

Elektrodistribucioni ka realizuar investime që tejkalojnë 20 milionë euro gjatë gjysmës së parë të vitit 2025, me fokus në modernizimin dhe rindërtimin e rrjetit shpërndarës të tensionit të lartë dhe të mesëm në të gjithë vendin.

Sipas kompanisë, këto investime strategjike synojnë rritjen e cilësisë dhe sigurisë në furnizimin me energji elektrike, si dhe zgjerimin e kapacitetit të rrjetit për përballimin e kërkesave të rritura.

Një nga projektet më të mëdha që është në realizim e sipër është ndërtimi i nënstacionit të tensionit të lartë 110/35/10 kV “Qendrore” në qendër të Shkupit, me një vlerë investimi prej 11 milionë euro.

Paralelisht, janë duke u zbatuar projekte të rëndësishme për kabllimin e rrjetit, ku janë investuar mbi 9 milionë euro. Këto përfshijnë zëvendësimin e linjave ajrore me kabllo nëntokësore, si dhe ndërtimin e 110 kilometrave linja të reja në lokacione të ndryshme si: Aeroporti (Shkup), Peshtan, Zajas, Tajmishtë, Strumicë dhe Dellçevë.

 Deri në fund të vitit, është planifikuar edhe vendosja e kabllit të ri 110 kV në drejtimin Jug-Nova – Qendrore – Vardar, një projekt kyç për fuqizimin e lidhjeve energjetike në Shkup.

Nga kompania theksojnë se këto investime do të kenë ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e efikasitetit të sistemit energjetik dhe përmirësimin e përvojës së konsumatorëve.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit