Kurti merr pjesë në ceremoninë e ndërrimit të komandës së KFOR-it në Prishtinë

0
331

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë dje në ceremoninë e ndërrimit të komandës së misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR-it.

Ngjarja u zhvillua në shtabin e KFOR-it në Prishtinë, ku Gjeneral Majori Enrico Barduani i dorëzoi zyrtarisht komandën Gjeneral Majorit Özkan Ulutas.

Ky i fundit nuk është i panjohur për Kosovën, pasi është herën e dytë që merr drejtimin e KFOR-it./KultPlus.com