Kandidati i pavarur për Komunën e Strugës, Mendi Qyra, ka dhënë një mesazh të fuqishëm për gjendjen aktuale të qytetit, duke e cilësuar si alarmante. Ai theksoi se të gjitha bizneset – të vogla, të mesme e të mëdha – duhet të dëgjohen dhe të kenë hapësirë për zhvillim.
“Mjaft është mjaft. Struga ka nevojë urgjente për zhvillim,” tha Qyra, duke kujtuar fjalët e Arbën Xhaferit se “Perspektiva është gjithmonë aty”.
Në përfundim, ai theksoi se ndryshimi ka nisur dhe nuk mund të ndalet më, duke e vendosur Strugën në qendër të vizionit të tij për një të ardhme më të mirë.
https://www.facebook.com/share/r/15tLAmxEJy/