Shkup, 2 tetor – Në Muzeun e artit bashkëkohor – Shkup sot do të mbahet Samiti digjital i Ballkanit Perëndimor (WBDS) 2025, ku do të marrë pjesë dhe do të mbajë fjalim kryeministri Hristijan Mickoski. Fjalime do të mbajnë edhe ministri i Transformimit digjital, Stefan Andonovski dhe sekretari i përgjithshëm i Këshillit për bashkëpunim rajonal (RCC), Amer Kapetanoviq.
Pas fjalimit të tyre, do të vijojë hapja zyrtare e programit kryesor, ku fokusi do të vendoset në tre tema prioritare për të ardhmen digjitale të rajonit: “Portofoli digjital: Qasje e sigurt dhe e lehtë në shërbimet publike dhe private”, “Ndërveprimi: Lidhja e sistemeve dhe regjistrave për të mundësuar shërbimet elektronike rajonale” dhe “Siguria kibernetike: Mbrojtja e të dhënave personale dhe infrastrukturës kritike”.
Samiti digjital është ngjarje rajonale, e cila i bashkon bartësit e transformimit digjital nga Ballkani Perëndimor, Bashkimi Evropian dhe më gjerë. Samiti organizohet nga ana e Ministrisë së Transformimit Digjital të Maqedonisë së Veriut dhe Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC).
Në ngjarjen pritet të marrin pjesë më shumë se 800 pjesëmarrës, mes të cilëve edhe përfaqësues të lartë qeveritarë, ekspertë, institucione akademikë dhe partnerë digjitalë. WBDS 2025 do të jetë platformë për inicativa të reja, duke përfshirë edhe diskutime për zvogëlimin e roaming harxhimeve me BE-në, në drejtim të vendosjes së modelit “roaming si në shtëpi” mes rajonit dhe BE-së.