12.8 C
Skopje
Thursday, October 9, 2025

Mot i ftohtë me të reshura të shiut

Shkup, 2 tetor  – Moti sot do të jetë me vranësira dhe i ftohtë me të reshura të shiut, të cilat në disa vende do të jenë më të mëdha. Në male të reshurat e shiut do të kalojnë në borë. Do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 6 deri 11, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 7 deri 13 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira dhe i ftohtë me të reshura të përkohshme të shiut. Do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë 10, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 11 gradë Celsius.

 

Sipas paralajmërimeve nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike (DPHM), nesër do të ketë të reshura të shiut, ndërsa në male dhe në disa nga vendet më të larta borë. Në male do të formohet shtresë e konsiderueshme, ndërsa në vendet më të larta më e vogël e borës. Do të fryjë erë e përforcuar veriore. Nga dita e shtunë moti do të jetë stabil me temperatura të ulëta në mëngjes, ndërsa ato të ditës do të jenë në rritje.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit