Shkup, 26 shtator – Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe më freskët me reshje të përkohshme të shiut. Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi juglindor. Lokalisht reshjet do të jenë më të rrëmbyeshme (mbi 20l/m²), të shoqëruar me bubullima dhe erëra të forta.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 9 deri në 18 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 17 deri në 24 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të përkohshme të shiut. Në disa pjesë të luginës do të jetë i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm dhe kushte për paraqitje të bubullimave. Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar juglindore. Temperatura minimale do të bie 17 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 24 gradë.
Nën ndikimin e aktivitetit të ciklonit deri të hënën moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe më freskët me reshje të përkohshme të shiut. Lokalisht reshjet do të jenë më të rrëmbyeshme (mbi 20l/m²), të ndjekur me bubullima dhe erëra të forta. Temperatura e ditës do të bie për 8 deri në 10 gradë në krahasim me ditën e sotme.