22.8 C
Skopje
Thursday, September 25, 2025

Moska paralajmëron SHBA dhe BE: Nëse rrëzoni avionët rusë do të nisë lufta

Avionë dhe dronë rusë kanë provokuar Poloninë, Estoninë dhe Rumaninë duke shkelur hapësirën ajrore të këtyre vendeve ndërsa NATO i quan veprimet e Moskës të pamatura.

Moska ka reaguar sot duke thënë se rrëzimi i një avioni rus nga NATO në hapësirën e saj ajrore, do të shkaktonte një luftë.

“Çdo rrëzim i një avioni rus nga NATO në hapësirën e saj ajrore do të shkaktonte një luftë”, ka thënë Ambasadori i Rusisë në Francë, Alexey Meshkov.

Ky reagim erdhi pasi avionë ushtarakë të NATO-s dhe SHBA u mobilizuan menjëherë pasi avionë rusë fluturuan pranë kufirit të Danimarkës si dhe pranë Alaskës.

Dy ditë më parë, edhe Presidenti i SHBA, Donald Trump u bëri thirrje vendeve të NATO-s që të rrëzojnë avionët rusë të cilët hyjnë në hapësirën ajrore.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit