Nju-Jork, 25 shtator – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski me ftesë të skretarit shtetëror të SHBA-së, Marko Rubio në Nju-Jork ka marrë pjesë në Mbrëmjen transatlantike me shefat e diplomacive të vendeve të NATO-s dhe BE-së.

“Ne riafirmuam angazhimin tonë të përbashkët për paqe, stabilitet dhe prosperitet. Si një aleat i besueshëm i NATO-s, një partner i SHBA-së dhe një nënshkrues i Partneritetit të sigurisë dhe mbrojtjes me BE-në, ne vazhdojmë të kontribuojmë në mënyrë aktive në sigurinë rajonale, evropiane dhe globale. Angazhimi ynë ndaj këtyre qëllimeve mbetet i qartë dhe i padiskutueshëm”, postoi Mucunski në Fejsbuk

Shefi i diplomacisë së RMV-së në Nju-Jork e shoqëron presidenten Gordana Siljanovska – Davkova në mbledhjen e 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të KB-së.