18.8 C
Skopje
Thursday, September 25, 2025

Ahmeti nga Tetova: Pa BE, qytetarët do të shkojnë me Shqipërinë ose Bullgarinë

Ali Ahmeti nga Tetova ka dërguar porosi të fuqishme drejt kryeministrit Hristijan Mickoski, njofton Top24.

Ahmeti tha se nëse Maqedonia e Veriut nuk e vazhdon rrugën drejt BE-së, qytetarëve të këtij vendi s’u mbetet tjetër zgjidhje që disa të shkojnë me Shqipërinë, e disa të tjerët me Bullgarinë.

“Andaj, mos i ushqe me urrejtje bashkëqytetarët tanë se jo shqiptarët e marrin shtetin, jo Shqipëria, jo Bullgaria. Edhe Shqipëria edhe Bullgaria janë në BE, ne ku do të jemi?”, tha Ahmeti.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit