29.8 C
Skopje
Wednesday, September 24, 2025

VLEN: Erkan Arifi të përgjigjet se për çfarë po e heton Policia Financiare

VLEN: Erkan Arifi të përgjigjet se për çfarë po e heton Policia Financiare

Pashallëkut korruptiv të Erkan Arifit në Likovë po i vjen fundi. Keqpërdorimet e tij, pasurimi i tij dhe i familjes së tij në kurriz të banorëve të Likovës, nuk do të mund të vazhdojë më.

Në Likovë ka shumë punë për Policinë dhe Prokurorinë dhe fatmirësisht shteti i së drejtës ka filluar të funksionojë.

VLEN pyet publikisht Erkan Arifin:

A është futur Policia Financiare në Komunën e Likovës?

A janë marrë për shqyrtim dokumentacionet e shumë tenderëve të komunës?

A po hetohet Erkan Arifi për keqpërdorime të rënda në Likovë?

Në vend se të dalë e të mashtrojë publikisht me patetizma populistë, Erkan Arifi duhet të sqarojë se si dhe për çfarë përfundoi si i dyshuar i Policisë Financiare?

A ia vlen që fëmijët e Likovës të helmohen me arsen vetëm e vetëm që Erkan Arifi të ndërtojë shtëpi të re?

Skemat korruptive në Komunën e Likovës janë pasqyra e pushtetit dy dekadësh të BDI-së në nivel shteti dhe nivel lokal. Tërbimi i BDI-së, ulëritjet gjoja për çështjen kombëtare, kërcënimet me destabilizim e tensione, në fakt, janë vetëm vajtim për pushtet dhe tendere, privilegje dhe keqpërdorime. Duan qasje në institucione për ta bërë atë që po e bëjnë në Likovë: ta vjedhin buxhetin, t’i vjedhin qytetarët, t’i shpërndajnë tenderët nëpër miq e kusheri.

Shqiptarët ia ndalën BDI-së çeshmen e korrupsionit në zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar, ndërsa më 19 tetor, me votë do ta ndalin edhe vjedhjen e komunave.

Dhe të gjithë ata që i vjedhën qytetarët do të përgjigjen para drejtësisë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit