Kandidati i pavarur për komunën e Gostivarit, Visar Ademi, ka hedhur akuza të rënda ndaj menaxhimit të deritanishëm të qytetit, duke nxjerrë në pah një projekt të premtuar që kurrë nuk u realizua – Aqua Parku i vitit 2018.
🗣️ “U premtua një park ujor modern, por sot kemi vetëm një vizion në 3D dhe një shumë prej 64,000 eurosh të shpenzuara nga buxheti i qytetit, pa asnjë rezultat konkret,” thekson Ademi në një reagim publik.
⚠️ Ai e cilëson këtë si abuzim me paratë dhe besimin e qytetarëve, ndërsa kujton se borxhi publik i komunës ka kaluar shifrën 25 milionë euro. Ndërkohë, qytetarët përballen ende me probleme elementare si mbeturinat dhe qentë endacakë.
🧾 “Ky nuk është një Aqua Park, por një Aqua Park borxhesh,” ironizon Ademi, duke premtuar se nëse zgjidhet, do të zbardhë keqpërdorimet dhe do të kërkojë kthimin e çdo euroje të humbur.
✊ “Asnjë projekt nuk do të mbetet më në letër. Çdo euro do të kthehet në zhvillim real për qytetarët,” premton ai, duke e pozicionuar veten si simbol të ndryshimit real në Gostivar.
https://www.facebook.com/share/v/1MGY783FzK/