29.8 C
Skopje
Wednesday, September 24, 2025

Mendi Qyra viziton çerdhet e Strugës, premton hapjen e çerdheve në Veleshtë dhe Llabunisht (FOTO)

Aty ku duhet të mbretërojë ngrohtësia dhe kujdesi për fëmijët tanë, pashë problematika që nuk mund t’i injorojmë më.

🚨Në një klasë ka mbi 30 fëmijë.
🚨Ambientet janë të lagështa, me mure që pikojnë sa herë bie shi.
🚨Fëmijët në të njëjtin vend mësojnë, luajnë, hanë dhe flenë,pa hapësira të veçanta.
🚨Investimet që ekzistojnë janë kryesisht nga vetë prindërit.

Kjo është një pasqyrë e hidhur e realitetit në çerdhet e qytetit “Dielli” dhe “Flutura”. Nuk është e drejtë që fëmijët të rriten në kushte të tilla, e as që prindërit të mbajnë mbi supe atë që është përgjegjësi e pushtetit.

Por unë nuk dua të ndalem vetëm te kritika.

✊Është planifikuar hapja e çerdheve të reja në Llabunishtë dhe Veleshtë, për të cilat tashmë është siguruar buxhet për angazhimin e rreth 40-45 edukatoreve. Ky është vetëm fillimi. Unë besoj se çerdhet tona duhet të jenë shtëpia e dytë e fëmijëve, me kushte dinjitoze, hapësira të sigurta dhe staf të mjaftueshëm.

Dhe kjo do të jetë një nga betejat që unë do ta çoj përpara deri në fund. Sepse kujdesi për fëmijët tanë është kujdes për të ardhmen e Strugës!

Mendi Qyra

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit