MPB Maqedoni njofton se sot (23.09.2025) rreth orës 15:40 në pikën pagesore Milladinovci, oficerët policorë nga Njësia për Trafikim të Paligjshëm pranë SPV Shkup arrestuan A.S., N.Z. dhe M.A., të gjithë nga Koçani.
Siç thonë nga MPB, ata ndodheshin në automjetin e pasagjerëve “Polo” me targa të Koçanit.
Ndërsa u gjet dhe sekuestru substancë pluhur ngjyrë kafe.
“Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.