25.8 C
Skopje
Monday, September 22, 2025

Murtezani nga Nju Jorku: Integrimi evropian nuk është vetëm listë detyrash, por projekt i unitetit!

Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani ka njoftuar se në Nju Jork, në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, kanë diskutuar për të ardhmen e rajonit në kuadër të Strategjisë së BE-së për Rajonin Adrriatiko-Jonian.

“Sot nga Nju Jorku, në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, diskutuam për të ardhmen e rajonit në kuadër të Strategjisë së BE-së për Rajonin Adriatiko–Jonian (EUSAIR). Për mua, integrimi evropian nuk është vetëm listë detyrash, por projekt i unitetit. Si kryesuese me EUSAIR-in, Maqedonia e Veriut po investon në lidhshmëri, transformim digjital dhe në atë që të rinjtë dhe qytetarët të jenë bashkautorë të politikave. Çdo bashkëpunim i ri, çdo pengesë e larguar, është një hap më afër Evropës”, ka shkruar Murtezani.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit