31.8 C
Skopje
Monday, September 22, 2025

Anila Xhaferi: “Duhet të flasim hapur për bullizmin dhe ta ndalojmë këtë plagë”

 

Në orën e kujdestarisë, nxënësito e klasës së Anila Xhaferit trajtuan një temë të ndjeshme dhe tejet aktuale – bullizmin dhe mënyrat e parandalimit të tij. Ky diskutim erdhi vetëm disa ditë pas një ngjarjeje tragjike, ku një vajzë e re humbi jetën duke i dhënë fund vetes si pasojë e bullizmit.

Anila Xhaferi theksoi se kjo tragjedi duhet të shërbejë si një thirrje e gjallë për ndërgjegjësim. “Është shumë e rëndësishme të flasim, të reflektojmë dhe të ndërgjegjësohemi për pasojat e bullizmit. Vetëm kështu mund ta ndalojmë këtë plagë shoqërore”, u shpreh ajo.

Ora u shndërrua në një hapësirë të vlefshme diskutimi, ku nxënësit u inkurajuan të ndajnë mendimet e tyre dhe të kontribuojnë në ndërtimin e një mjedisi më të sigurt, pa dhunë dhe paragjykime.

 

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit