29.8 C
Skopje
Monday, September 22, 2025

Daut Beqiri: Rinia dhe gratë e fuqishme, garancia për një Haraçinë me dinjitet!

Kandidati i VLEN për komunën e Haraçinës, Daut Beqiri, ka theksuar rëndësinë që rinia intelektuale dhe gratë e emancipuara të marrin rolin e merituar në udhëheqjen e komunës.

Ai ka prezantuar Rita Sinani Halimin – mjeke, asistente profesoresh dhe nënë – si bartësen e listës për këshillin komunal në Haraçinë.

Beqiri theksoi se ka ardhur koha që të ndryshojë perceptimi për Haraçinën, e cila shpesh shihet si “pikë e errët” e shtetit. “Me njerëz të shkolluar, me gra të forta dhe me rini vizionare, së bashku do ta shndërrojmë Haraçinën në shembull të zhvillimit dhe dinjitetit”, u shpreh ai.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit