29.8 C
Skopje
Monday, September 22, 2025

Vdes një vajzë 7-vjeçare në Spitalin e Tetovës, familjarët akuzojnë për neglizhencë

Një vajzë 7-vjeçare ka ndërruar jetë mbrëmë në Spitalin Klinik të Tetovës.

Familjarët e të miturës akuzojnë mjekët se nuk kanë reaguar me kohë dhe se nuk e kanë transferuar drejt Shkupit për kujdes më të specializuar, edhe pse gjendja e saj shëndetësore ishte përkeqësuar me shpejtësi. Sipas tyre, mungesa e reagimit urgjent nga ana e ekipit mjekësor ka qenë vendimtare për fatin tragjik.

Ngjarja ka nxitur reagime në nivel institucional. Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, përmes një deklarate publike ka shprehur ngushëllime për familjen dhe ka premtuar hetim të plotë dhe transparent.

“Me dhimbje të thellë mësova për rastin tragjik në Tetovë, ku një fëmijë 7-vjeçar ka ndërruar jetë. Ngushëllime të sinqerta familjes në këto momente të rënda. Janë ndërmarrë masa për të zbardhur të gjitha rrethanat e rastit dhe opinioni do të informohet me transparencë për çdo hap. Jeta dhe shëndeti i qytetarëve, veçanërisht i fëmijëve tanë, është përgjegjësia jonë më e madhe”, thuhet në deklaratën e ministrit Aliu.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit