29.8 C
Skopje
Monday, September 22, 2025

VLEN: Koalicioni me shirit ngjitës Taravari–Sela–Ahmeti është mashtrimi më i madh politik

Koalicioni me shirit ngjitës Taravari–Sela–Ahmeti është fotografia më e qartë e mashtrimit politik. As vetë nuk u besojnë fjalëve që shqiptojnë. Njëri mban tubim pa tjetrin, të dytët shkojnë në Haraçinë jo për të uruar mbylljen e kanalit që VLEN e realizoi, por për të shitur të njëjtat tema që banorët i dëgjojnë prej 20 vitesh. Rrena dhe mashtrime!

Ky koalicion rreh gjoks për shqiptari, por njëri është i zënë ngushtë me tenderët e “Gjoko Konstrakshën”, tjetri për ta shpëtuar karrierën politike, ndërsa i fundit bën çmos të vijë në pushtet e t’i shpëtojë familjarët e tij. Populli nuk është i verbër dhe nuk ha bar. Kur numëronte tenderët dhe privilegjet, Ahmetit nuk i pengonte askush as Gruevski e as Mijallkovi.
Sot, pa pushtet, mundohen të shiten si patriotë. Por çdo komunë që kanë udhëhequr është në katrahurë. Patriotizmi i tyre është si tenxherja bosh bën shumë zhurmë, por brenda nuk ka asgjë.
Më 19 tetor, shqiptarët do ta japin përgjigjen e merituar.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit