Kandidati i pavarur për komunën e Gostivarit, Visar Ademi, ka zhvilluar një vizitë të në Sulgen të Zvicrës, ku është pritur ngrohtësisht nga bashkatdhetarët tanë. Nëpërmjet fotove të ndara, ai ka ndarë momente që tregojnë më shumë se çdo fjalë mbi mikpritjen dhe bisedimet frymëzuese që ka pasur me diasporën.
Ademi theksoi se lidhjet me mërgatën janë ura të forta që duhet të shërbejnë si model për ndërtimin e një Gostivari më të bashkuar dhe më të zhvilluar. “Urat që ndërtojmë me diasporën, duam t’i sjellim edhe në Gostivar,” u shpreh ai, duke nënvizuar se kontributi i mërgatës është i pazëvendësueshëm në çdo hap përpara të komunës./ora24.tv
https://www.facebook.com/share/19tHPjznUq/