Për cilësinë e ajrit në Trubarevë foli edhe zv.kryeministri i parë Izet Mexhiti. Sipas tij, qeveria ka ndërmarë të gjitha veprimet e nevojshme pas zjarrit dhe siç shton, është shumë normale të ketë përkeqësim të gjendjes së ajrit në momente kur shkaktohen zjarre.
“Djegia dmth ka ndodhur, shteti ka vepruar institucionalisht me të gjithë kapacitetin dhe arriti brenda një dite edhe t’i evakuon qytetarët që kanë qenë në rrezik edhe ta shuan zjarrin. Ndërsa në momentin që ka ndodhur djegia e katastrofa, normal që ka pasur edhe ndotje të ajrit. Ne si ministri edhe me laboratorin që e kemi të akredituar në ministri edhe me laborator privat nga Universiteti i Shtipit kemi bërë të gjitha analizat, këto analiza janë ndarë me ju mediat dhe qytetarët në mënyrë transparente”, tha Izet Mexhiti – Zv.kryeministër i parë.