18.8 C
Skopje
Sunday, September 21, 2025

Emira Selimi: “Bullizmi po merr jetë fëmijësh – një vajzë e re i jep fund jetës pas talljeve në TikTok”

 

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur sot: një vajzë nga shkolla fillore ka humbur jetën, pasi nuk arriti të përballonte dhimbjen e bullizmit dhe dhunës psikologjike. Videot e saj të shpërndara në TikTok u shndërruan në shkak për tallje, përqeshje dhe presion të vazhdueshëm, derisa ajo mori vendimin më tragjik.

Kjo nuk është ngjarja e parë. Rasti i Irisit në Gjirokastër, vajza nga Shkupi dhe shumë të tjera paralajmërojnë një realitet të hidhur që po përsëritet. Ekspertët theksojnë se viktimat do të shtohen, nëse nxënësit që ushtrojnë bullizëm nuk përjashtohen nga shkollat dhe nëse prindërit e tyre nuk mbajnë përgjegjësi ligjore për sjelljet e fëmijëve.

Shumë prindër shprehen se sot kanë frikë t’i dërgojnë fëmijët në shkollë. Kamerat e sigurisë në klasa e korridore, ndalimi i telefonave dhe ndërgjegjësimi i mësuesve janë kërkesa urgjente që shoqëria po ngre.

“Bullizmi nuk është lojë fëmijësh – është krim që po merr jetë”, thekson Emira Selimi, duke kërkuar që institucionet të mos heshtin më përballë kësaj plage shoqërore.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit