22.8 C
Skopje
Monday, September 22, 2025

KAB Struga monitoron keqpërdorimin e burimeve administrative në Strugë, Dibër dhe Qendër Zhupë

Këshilli për Avokim dhe Burime (KAB) Struga po zhvillon monitorim aktiv mbi keqpërdorimin e burimeve administrative gjatë procesit zgjedhor në tre komuna – Strugë, Dibër dhe Qendër Zhupë.

Ekipi i KAB-it mori pjesë në një trajnim të veçantë në Shkup, ku u shqyrtuan mënyrat dhe praktikat për të identifikuar dhe raportuar raste të mundshme të shfrytëzimit të resurseve publike për qëllime politike.

Ky aktivitet realizohet në kuadër të projektit “Burime publike, përgjegjësi publike”, pjesë e iniciativës rajonale për institucione të qëndrueshme dhe qeverisje demokratike (BRIDGE), i financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, me mbështetjen e Ambasadës Britanike në Shkup dhe Programit për mbështetje zgjedhore të bashkëpunimit zviceran në Maqedoninë e Veriut. Projekti zbatohet nga Fondacioni Ndërkombëtar për Sistemet Zgjedhore (IFES).

Nga KAB Struga theksojnë se qëllimi i këtij monitorimi është rritja e transparencës dhe llogaridhënies në proceset zgjedhore, duke u bërë thirrje palëve të kyçura të respektojnë rregullat dhe të garantojnë kushte të barabarta për të gjithë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit