Sipas të dhënave të publikuara nga Banka Popullore, në gusht 2025 depozitat totale shënuan një rritje vjetore prej 12,4%, ndërsa kreditë u rritën me 12,9%. Rritja më e madhe e depozitave u regjistrua te amvisëritë, ndërsa kreditë u dominuan nga sektori korporativ.
Për individët, më të përhapura gjatë gushtit ishin kreditë konsumatore dhe ato për banesë, të cilat u rritën përkatësisht me 9,9% dhe 15,5% në krahasim me një vit më parë. Kreditë për blerjen e automjeteve ranë me 2,5%, ndërsa ato përmes kartelave kreditore shënuan një ulje prej 7,1%.
Në tremujorin e dytë të vitit janë shitur më pak banesa krahasuar me tremujorin e parë, ndërkohë që aktualisht janë në ndërtim 25.354 njësi banimi që pritet të dalin në treg.
Çmimi më i lartë për metër katror u regjistrua në Komunën Qendër, ku një banesë 96 m² u shit për 260 mijë euro, që korrespondon me 166.563 denarë për metër katror.
Sipas analizës së Bankës Popullore, në krahasim me një vit më parë, çmimi i një apartamenti 50 m² në Shkup është rritur me rreth 20.000 euro, duke kaluar nga 90.000 në të paktën 110.000 euro.