Një zjarr ka përfshirë sot hapësirat e Klinikës së Dermatologjisë në Shkup, por situata është vënë menjëherë nën kontroll falë reagimit të shpejtë. Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar.
Nga Klinika bëjnë të ditur se nuk ka arsye për shqetësim dhe të gjitha shërbimet mjekësore po vazhdojnë normalisht.