12.8 C
Skopje
Wednesday, November 5, 2025

Nga burgu rus thonë se Navalny humbi vetëdijen pas ecjes

Nga burgu ku raportohet se vdiq Alexei Navalny është thënë se ai nuk po ndihej mirë pas një ecjeje të premten.

Ai “gati menjëherë humbi vetëdijen”, kanë thënë zyrtarët e burgut, duke shtuar se ekipi mjekësor menjëherë ishin thirrur por se nuk ia dolën ta shpëtonin.

“Mjekët e urgjencës e deklaruan të vdekur të burgosurin. Shkaku i vdekjes është duke u përcaktuar”.

Derisa mediat ruse kanë raportuar për vdekjen e tij, zëdhënësja e Navalnyt, Kira Yarmysh, ka thënë se nuk kanë konfirmim për vdekjen e tij.

Navalny po vuante dënimin në burgun famëkeq, IK-3 në Siberi, i njohur edhe si “Ujku polar”.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit