10.8 C
Skopje
Thursday, November 6, 2025

VLEN hap shtabin në Vrapçisht, Arben Fetati: Me Memetin nis epoka e re!

Me pjesëmarrjen e qindra qytetarëve, koalicioni VLEN ka hapur zyrtarisht shtabin zgjedhor në komunën e Vrapçishtit, duke shënuar nisjen e fushatës për zgjedhjet lokale të 19 tetorit. Kandidati i koalicionit për kryetar komune është Memet Seferi, avokat i njohur dhe figurë publike e angazhuar në çështje të drejtësisë.

Ngjarja u përcoll me entuziazëm të madh nga banorët e zonës, të cilët shprehën përkrahjen për ndryshimin dhe zhvillimin e komunës së tyre.

Deputeti dhe përfaqësuesi i VLEN-it, Arben Fetati, në një postim në rrjetet sociale shkroi:

“Me qindra njerëz, me zemër plot shpresë, u bashkuan për të hapur shtabin e fitores së VLEN-it dhe për të përqafuar kandidatin tonë për kryetar komune, Memet Seferin.
Nga njëra anë janë vitet e humbura, korrupsioni dhe padrejtësia që e kanë mbajtur peng këtë komunë. Nga ana tjetër është Memet Seferi, avokat i respektuar, njeri i drejtësisë, që sjell profesionalizëm, ndershmëri dhe guxim për ta çuar Vrapçishtin përpara.
Banorët e Vrapçishtit meritojnë të jetojnë më mirë, të kenë zhvillim dhe një të ardhme të sigurt për fëmijët e tyre. Prandaj më 19 tetor, koha e vjetër merr fund dhe lind një epokë e re!
Vrapçishti me Memetin, VLEN me Vrapçishtin!”

Kandidati Memet Seferi u prit me duartrokitje nga të pranishmit, ndërsa fjalimi i tij u fokusua në prioritetet për transparencë, zhvillim lokal dhe rikthim të besimit në institucionet komunale.

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut do të mbahen më 19 tetor, ndërsa gara në Vrapçisht pritet të jetë e ngushtë mes VLEN-it dhe partive të tjera të spektrit politik shqiptar.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit