20.8 C
Skopje
Thursday, September 18, 2025

Nën hetim 11 persona nga Kumanova për regjistrim të paligjshëm të automjeteve

Ministria e Punëve të Brendshme ka ngritur kallëzime penale ndaj 11 personave nga Kumanova, mes tyre edhe zyrtarë të MPB-së dhe punonjës në stacione teknike, për dyshime se kanë regjistruar automjete me targa të huaja pa paguar detyrimet doganore gjatë vitit 2024.

Sipas MPB-së, automjetet janë regjistruar me dokumente të falsifikuara dhe tabela të rreme homologimi, duke shmangur pagesën e taksave dhe tarifave ligjore. Zyrtarët përfitonin nga ky proces në mënyrë të paligjshme.

Ndër të akuzuarit janë:

M.P. (43) – zyrtare e MPB-së, për keqpërdorim detyre
F.T. (29) – kontrollor teknik, për falsifikim dokumentesh
B.P. (35), D.Z. (34) dhe 7 persona të tjerë – për fshehje mallrash dhe mashtrim doganor

Hetimet tregojnë se grupi bashkëpunonte për të regjistruar automjete me shpenzime të reduktuara, duke përfshirë shmangien e doganës, taksave rrugore dhe tarifave të regjistrimit.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit