32.8 C
Skopje
Tuesday, September 16, 2025

“Fushata zgjedhore”, rreth 500 vetura zyrtare ndryshuan targat

Deri më tani rreth 500 vetura shtetërore janë pajisur me targa të specializuara me ngjyrë të kuqe në kuadër të fushatës së Qeverisë për të parandaluar keqpërdorimin e burimeve shtetërore gjatë fushatës zgjedhore. Drejtori i Shërbimit për Çështje të Përgjithshme dhe të Përbashkëta të Qeverisë, Ivica Tomovski, njoftoi se qytetarët do të kenë mundësi të paraqesin keqpërdorimet nëpërmjet telefonit dhe emailit special. Aktualisht, shteti posedon rreth 7.500 vetura zyrtare përfshirë edhe ato të organeve të sigurisë që nuk do të posedojnë targa me ngjyrë të kuqe.

“Qytetarët, praktikisht do të mund të paraqesin keqpërdorime, keqpërdorime potenciale dhe keqpërdorime të mundshme. Ato mund të dërgojnë deri te ne, te shërbimi dhe tani ne si institucion do t’i dërgojmë te të gjitha ata institucione. I lus të gjithë institucionet e shtetit të përpiqen t’i racionalizojnë të gjitha ato vetura që i kanë, pasi shumë prej veturave i kanë në gjendje jofunksionale. Numri i përgjithshëm i veturave është rreth 7.500 vetura, por këtu duhet të theksoj që ato 7.500 vetura janë edhe ato të MPB-së, Armatës, ASK-së, Ndihmës së Shpejtë. Nuk pres që të kemi më shumë se 1500 deri në 2.000 vetura në nivel të shtetit”, deklaroi Ivica Tomovski, drejtor i Shërbimit për Çështje të Përgjithshme dhe të Përbashkëta të Qeverisë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit