30.8 C
Skopje
Tuesday, September 16, 2025

“Shpejtësia e Shqipërisë është mbresëlënëse”, Marta Kos-Ramës: Vazhdoni me këtë ritëm

Shqipëria është një hap më pranë BE, duke hapur sot edhe negociatat për grupkapitullin IV: “Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme”.

Kryeministri Edi Rama dhe Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos mbajtën një konferencë për shtyp në Bruksel.

Kos u shpreh se shpejtësia e Shqipërisë është mbresëlënëse. Ajo iu drejtua kreut të qeverisë, duke i thënë që të vazhdojë me këtë ritëm.

Shpejtësia e Shqipërisë është mbresëlënëse. Kjo na çon në 5 grupkapituj të hapur dhe 28 të çelur. E di që presidenca daneze dhe vendet anëtare janë të përkushtuara për progres. Do të jetë më shpejt, më lart dhe një punë në ekip. Ky rezultat është rrjedhojë e punës së autoriteteve shqiptare, pavarësisht zgjedhjeve që janë zhvilluar. Vendi juaj i dashur, kryeministër, tregon se mund të bëhet dhe BE e shpërblen këtë ndryshim pozitiv.

Vazhdoni me këtë ritëm. Është e rëndësishme të nisim të mbyllim kapitujt sa më shpejt që të jetë e mundur. Grupkapitulli që kemi çelur sot është “Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme”. Reforma që përmban është mbrojtja e pasurive natyrore të Shqipërisë. Transporti në këtë kapitull do të ndihmojë në përmirësimin e rrugëve dhe transportit. 91% e qytetarëve shqiptarë janë pro anëtarësimit në BE dhe janë shifrat më të larta nga vendet kandidate. Jemi një hap më pranë arritjes së qëllimit.”, u shpreh Kos.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit