Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) ka reaguar lidhur me raportimet për mungesë librash në shkollat fillore dhe të mesme, duke hedhur përgjegjësinë te drejtuesit e shkollave.
Sipas MASH-it, të gjithë librat e kërkuar nga shkollat janë shtypur dhe shpërndarë në përputhje me kërkesat zyrtare.
“E gjithë tirazhi i librave mësimorë që është kërkuar nga shkollat është shtypur dhe dorëzuar. Prandaj, nxënësit që nuk kanë marrë ndonjë libër duhet të drejtohen te drejtoria e shkollës, konkretisht te komisioni shkollor për librat mësimorë”, thuhet në reagimin e ministrisë për TV21.