Inspektorati i Mjedisit Jetësor ka analizuar materiet e dëmshme nga zjarri në depon e mbetjeve elektronike, si arseni, plumbi dhe të tjera, ndërsa rezultatet do të shpalosen në një brifing me gazetarët pasdite.
Instituti me udhëzim të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Inspektorati i Mjedisit Jetësor kanë marrë mostra të tokës dhe ujit në afërsi të zonës së prekur nga zjarri që shpërtheu të shtunën në një fabrikë në Trubarevë, ndërsa rezultatet do të përdoren për periudhën e mëtejshme.
Instituti i Shëndetit publik ka njoftuar se sistemi automatik për matjen e rrezatimit në ajër punon pa ndërprerje, dhe i njëjti po ndjek të dhënat e të gjitha 14 stacioneve matëse në vend. Nga atje njoftojnë se deri më tani nuk ka devijime nga vlerat normale të referencës që do të tregonin rrezatim në ajër.