30.8 C
Skopje
Sunday, September 14, 2025

Mendi Qyra nga Vjena: “Koha për ndryshim të vërtetë në Strugë!”

Mbrëmë në Austri, kandidati i pavarur për Komunën e Strugës, Mendi Qyra, dha një mesazh të fuqishëm:
👉 “Mjaft me degradimin dhe shkatërrimin e Strugës! Është koha për menaxhim të ndershëm dhe të përgjegjshëm, që ta nxjerrim qytetin nga gremina ku është futur.”

Në Vjenë, para mërgatës strugane, Qyra vlerësoi diasporën si një histori suksesi dhe inspirimi kudo që ndodhet. Ai tha se, pavarësisht sfidave që i presin çdo pushim në vendlindje – mungesa e ujit të pijshëm, rrugët e shkatërruara dhe problemet infrastrukturore – dashuria e tyre për Strugën mbetet e pathyeshme.

🌊 “Së bashku do ta rikthejmë shpresën dhe do të ndërtojmë të ardhmen që qytetarët tanë meritojnë. Zëri juaj do të dëgjohet!”, u shpreh Mendi Qyra.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit