28.8 C
Skopje
Saturday, September 13, 2025

Rama ndan pamje nga kroçera “Voyager of the Seas” në portin e Sarandës

Për herë të parë në portin e Sarandës, ka mbërritur Kroçera “Voyager of the Seas”, me 3 mijë e 626 pasagjerë.

Lajmi konfirmohet nga kryeministri, Edi Rama, përmes një postimi në rrjete sociale, ku dhe ka ndarë foto nga kroçera e ndaluar.

Në postim, Rama shkruan se porti i Sarandës, ka shënuar një rritje të pasagjerëve në masën prej 21%, përgjatë tetë muajve të vitit 2025, krahasuar me të njëjtën periudhë më 2024.

“Kroçera “Voyager of the Seas” për herë të parë në portin e Sarandës
3626 pasagjerë të mbërritur përmes saj janë përpunuar nga porti i Sarandës, i cili në 8 muajt e parë të këtij viti ka një rritje të numrit të pasagjerëve me 21%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Kroçera “Voyager of the Seas” i shtohet numrit prej 70 kroçera të planifikuara për këtë sezon për të ardhur në Sarandë”,
 shkruan Rama në rrjete sociale.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit