28.8 C
Skopje
Saturday, September 13, 2025

Izet Mexhiti në lagjen Teneqe Mahallë: Politika e vërtetë bëhet në terren, me njerëzit

Kandidati i VLEN-it për Komunën e Çairit, Izet Mexhiti, ka vazhduar takimet me qytetarët, duke vizituar sot lagjen Teneqe Mahallë. Në një takim të hapur me banorët, Mexhiti theksoi rëndësinë e komunikimit të drejtpërdrejtë me qytetarët dhe ndarjen e vizionit për të ardhmen e komunës.

“Edhe sot jam në Teneqe Mahallë, në mesin e banorëve, për të dëgjuar zërin e tyre, për të ndarë idetë dhe vizionin tonë, si dhe për t’i informuar për investimet që tashmë kemi sjellë dhe ato që do të realizojmë së bashku,” u shpreh ai.

Mexhiti theksoi se politika nuk duhet bërë nga zyrat, por në terren, pranë njerëzve. Ai nënvizoi se qeverisja e mirë lind nga besimi dhe bashkëpunimi i ndërsjellë me qytetarët.

“Kjo është qasja jonë: të qeverisim bashkë me njerëzit, për njerëzit. Vetëm për ty Çairi im!” përfundoi kandidati i VLEN-it.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit