30.8 C
Skopje
Saturday, September 13, 2025

Gjeni i vogël nga Shtipi mahnit: Damjan 5-vjeçar i di të gjithë flamujt dhe vizaton kufijtë e botës pa parë!

Damjan, një djalosh vetëm 5-vjeçar nga Shtipi, po befason të gjithë me talentin e tij të jashtëzakonshëm. Ai i njeh përmendësh 197 flamujt e shteteve të botës dhe arrin të vizatojë me saktësi kufijtë e shteteve, pa pasur nevojë të shohë harta apo fotografi.

Nëna e tij, Nevenka, tregon se pasioni i Damjanit për gjeografinë u shfaq që në moshë shumë të hershme dhe çdo ditë e më shumë ai po dëshmon se është një gjeni i vogël i kësaj fushe.

Ky talent i rrallë i një fëmije ka ngjallur entuziazëm dhe krenari te familja dhe bashkëqytetarët, duke e cilësuar Damjanin si një “geograf të vogël me mendje të madhe.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit