Shkup 12 shtator – Paga minimale përcaktohet nga zhvillimi ekonomik, rritja e produktivitetit dhe niveli i kostos së jetesës. Një propozim ad-hoc për një rritje pa bazë dhe pa një analizë ekonomike do të ushtrojë presion të drejtpërdrejtë mbi ndërmarrjet e vogla dhe të mesme që janë shtylla e ekonomisë, tha Ministri i Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi në seancën pyetje nga deputetët.