FC Struga ka shprehur mbështetje për KF Veleshta United, duke hapur një kapitull të ri në zhvillimin e futbollit në Strugë. Ky bashkëpunim synon krijimin e kushteve më të mira për talentet e rinj dhe forcimin e bazës sportive në qytet.
Nga klubi theksojnë se ky është vetëm fillimi i një partneriteti që do të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme, duke u bërë garanci për një të ardhme të ndritur të futbollit vendor.
Me këtë iniciativë, FC Struga konfirmon misionin e tij për të qenë gjithmonë pranë komunitetit dhe për të investuar te brezat e rinj.